20:08 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Low: Luajtëm keq, Meksika ishte më e fortë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low e ka pranuar se ekipi i tij luajti shumë dobët në ndeshjen e parë ndaj Meksikës.

Kampioni aktual botëror u befasua duke u mposhtur nga Meksika me rezultat minimal 1 me 0, shkruan IndeksOnline.

Loë, trajneri gjerman tha se ekipi i tij luajti dobët gjatë pjesës së parë prandaj u ndëshkua.

“Ne kemi luajtur shumë keq gjatë pjesës së parë. Nuk reflektuam si zakonisht. Por, në pjesën e dytë ishim më të mirët, megjithatë Meksika ishte e fortë dhe u mbrojt mjaftë mirë”, ka thënë Low.

Kundërshtari i radhës për Gjermaninë do të jetë klubi europian, Suedia./IndeksOnline/