23:47 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Luana si yll, sonte bëri dritë tek ‘Xing me Ermalin’ (Foto)

Ajo është një nga femrat më të komentuara.

Shquhet për natyralitetin, modestinë e ëmbëlsinë, e veçmas për bukurinë që e karakterizon.


E zonja në profesionin e saj, por edhe në karrierën artistike muzikore, këtë e dëshmon edhe projekti i fundit muzikor që Luana Vjollca solli në bashkëpunim me këngëtarin e njohur shqiptar, Bujar Qamili. Kënga ‘ Mi dhe flakë mallit tim’, e solli bukuroshen tejet atraktive dhe mjaftë verore.


Luana sonte ishte mysafire tek emisionit ‘Xing me Ermalin’ me autor Ermal Mamaqi. Ku pati një paraqitje të shkëlqyer. Biondina rrëfeu pjesë nga jeta e saj, ndërsa shpesh bëri edhe batuta çka e bëri publikun të qeshte, duke dhuruar spektakël.


Përveç kësaj me një fustan të kuq, ajo ndezi atmosferën ku performoi këngën e re të saj bashkë me Bujar Qamilin./Indeksonline/