Luana Vjollca në Zvicër, sportive dhe atraktive
Sa herë që poston ndonjë fotografi, qoftë edhe nga përditshmëria, ajo merr mijëra pëlqime e qindra komente.
Kush mund të jetë tjetër veçse biondina shqiptare, Luana Vjollca.
Ajo duket se është e lindur për suksese. Përveç koncerteve e projekteve muzikore, sukses po arrin edhe përmes projekteve televizive, shkruan Indeksonline.
Por gjithmonë ajo mendon dhe për relaksim. Pas një jave të ngarkuar në punë, e cila po përgatit një projekt madhor, prezantuesja këtë vikend shfaqet nga Zvicra.
Ani pse e thjeshtë dhe sportive, s’kanë si për të mos rënë në sy linjat e saj fantastike trupore./Indeksonline/