19:17 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Lufta Britani – Putin, Abramovich mund të mos e shoh më Chelsean

Pronari miliarder i Chelseat thuhet se ka humbur vizën e tij në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kjo mund të jetë për shkak të lidhjeve të tij me Putinin.

Kur Chelsea fitoi FA Cup të shtunën, një figurë ishte duke munguar, miliarderi rus, pronari i klubit Roman Abramovich, shkruan indeksonline.

Abramoviç, thuhet se, nuk ka qenë në gjendje të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar pasi viza e tij nuk është vazhduar dhe kjo mund të jetë për shkak të lidhjeve të ngushta të tij me presidentin Vladimir Putin.

Një raport në Financial Times thotë: “Presioni po rritet për të ndërmarrë veprime kundër oligarkëve rusë në Londër, pas helmimit të oficerit ushtarak rus të inteligjencës Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia gjatë muajit mars. Në atë kohë, sekretari i jashtëm Boris Johnson premtoi se Britania e Madhe do të ‘shkojë pas parave’ në hakmarrjen ndaj sulmit”.

Abramoviç me siguri do të vazhdoj të mbikëqyrë klubin nga jashtë nëse është e nevojshme, dhe përveç kësaj, me të ardhurat nga një marrëveshje televizive të Premier League, paraqitje të rregullta të Ligës së Kampionëve dhe burime të tjera, klubi nuk është aq i varur nga pasuria personale e Abramoviçit siç ishte dikur. /IndeksOnline/