10:30 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Luftë gladiatorësh

Shkruan: Izmi Zeka

Është koha që veprimet të jenë praktike dhe të pa ndikuar nga emocionet e momentit por edhe historira të qpikuar nga njerëzit të cilëve më shumë u shërbejnë për konsum ditor se sa për interesa afatgjate të Kosovës.

Ballafaqim ynë edhe historik me vetveten ka qenë katastrofal për të mos thënë ka ndikuar drejtpërdrejt në zgjidhjen e çështjeve tona shqiptare.

Unë nuk do të ndalem në këtë pikë se besoj që një lexues i thjesht dhe vrojtues i ngjarjeve ka mund të shohë ndryshimet që kanë ndodh që nga Rilindja kombëtare shqiptare e deri te Revolucioni borgjez demokratik ne Shqipëri i vitit 1924,që nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës së vitit 1913 e deri te koha e Adem Jasharit. Pra qartësia është në duar tona pa vënë pikën tek të tjerët siç jemi mësuar te themi historikisht.

Shikuar Historinë edhe mund të diskutohet për Gadishullin Ballkanik, për Ilirët shtirjen e tyre etj.

Por iku ajo kohë dhe librat janë bërë arenë gladiatorësh në mes studiuesve për të kaluarën qoftë ballkanike dhe evropiane.

Në këtë mes gladiatorët po ndeshen e dhe në Kosovë por jo me ide, platformë, studim a shkencë.

Akademia që dikur ishte një referencë e mirë sot rri heshtur. Pjesa elitare që nganjëherë dalin nuk ka guxim intelektual të shpërfaqë idetë e tyre dhe të duket në sipërfaqe për krijimin e një platforme kosovare apo përtej kosovare për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan.

Një pjesë e mirë që ka mbaruar studimet jashtë vendit dhe së paku vlerësohen me dije mesatare nuk duken gjëkundi.

Shtrohet dilema ku janë tretur, çfarë bëjnë pse kjo ndeje e çuditshme kur tani kemi nevojë për gjëra praktike dhe interesa vitale shtetërore. Popujt e qytetrum dhe njerëzit e ditur përgatisin platforma në shumë aspekte për shtetet e tyre si politike, ekonomike etj.

Çfarë po bëjnë akademia? Ku janë elitarët që thirren saherë ua ka ënda? Ku janë baballarët e kombit.

Në tri rrafshe Kosovës u duhen njerëzit: Pragmatik, rrethanat që jetojmë dhe interesat shqiptare ne Ballkan në raport me zhvillimet evropiane.

E sot ku jemi. Ngaherë edhe vetë e kemi të paqarte situatën dhe zhvillimet përtej Kosovës duke u bërë në masë feminorë në politiken ndërkombëtare.

Tani me lehtësi të madhe shndërrohesh nga patrioti në tradhtar dhe e kundërta. Edhe në kohën e Nolit dhe te Konicës sipas burimeve historiografike kishte qenë e njëjta gjendja. Ndryshim vetëm koha dhe vitet që kanë ikur

Shih si vlerëson njeriu i letrave shqipe Faik Konica “patriotet” po citoj “Patriotët” e aty-këtushëm janë duke e bërë qesharak patriotizmin me lloj-lloj maskarallëqesh e lloj-lloj teprimesh të shpëlara (Albania 1, 1905).

Në emër të patriotizmit po behet lufta më e egër duke mos njohur rrethanat, politikën dhe gjeostrategjiken Evropiane . Sot secili që ngritët në këmbë dhe kërkon bashkim kombëtarë mund të shihet herë patriot herë tradhtarë. Paradoksi i llojit shqiptarë. Prandaj për të hequr dilemat e filozofisë së shtetit të Kosovës dhe përtej saj duhet që të kemi një platformë afatgjate me kontura të sakta të veprimit politik dhe strategjik të shtetit të Kosovës.

II
Historia lexohet dhe mësohet për të mos bërë gabimet që kanë mundur të shfaqen gjatë periudhave të ndryshme. Por jo edhe të mbetemi peng i saj.

Sot kur kemi zhvillime të shpejta askush nuk mund të jap ide kreative të kohës për shkak të mos krijimit të një politike strukturore e të qëndrueshme. Si rezultat i saj kemi shkapërderdhje të mendimeve pa vlerësime të duhura shkencore e politike.

Në këto situata të brishta koherenca ne veprime do të kishte impakt në kanalizimin e shume aspekteve të rëndësishme kohore në raport me zhvillimet ballkanike.

Për më shumë po e citoj

Faik Konicën personalitetet i kulturës dhe letërsisë shqiptare ku shkruan ”Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari” (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

Për fund

Nesër do të jem te sheshi i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës së paku për të thithur ajrin e pastër të lirisë që sollën këta dy vigaj.

Shihemi…