22:19 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lukaku do të pensionohet nga Kombëtarja belge më herët se që kishim menduar

Romelu Lukaku i ka zbuluar planet e tij për t’u pensionuar nga futbolli internacional pas përfundimit të Euro 2020.

Sulmuesi i Man Unitedi ka shkëlqyer me Belgjikën në Kupën e Botës në Rusi, ku shënoi katër gola duke përfunduar në vendin e tretë.

Por, 25-vjeçari nuk e sheh veten duke luajtur gjatë për Kombëtaren, duke konfirmuar se do të pensionohet në moshën 27-vjeçare.

”Pas Euro 2020, unë mendoj se do të ndaloj”, tha Lukaku duke folur për Business Insider.

”Jam 25-vjeçar, ndihem sikur nuk jam në nivel”.

”Pra, unë ende i shoh konkurrentët që e duan vendin tim dhe unë nuk nuk do t’ua jap njëherë. Por, pas dy vitesh, ata janë të lirë”./IndeksOnline/

Image: PA