10:15 / E Diele, 20 Maj 2018

Lutfi Haziri i përgjigjet Ramush Haradinajt për liberalizimin e vizave

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj i cili tha se LDK po punon kundër liberalizimit të vizave.

Haziri përmes një shkrimi ka thënë se Haradinaj pengesat i ka brenda qeverisë dhe po ashtu partnerit qeverisës. Sipas tij, tek ta duhet të kërkojë fajtorin për integrimet evropiane, transmeton ‘Indeksonline’.

Më tej,  zyrtari i LDK-së ka shtuar se  “kemi nenvizuar këtë qëllim dhe fakti që LDK ka votuar për largimin e kushtit të fundit politik – Demerkacionin me Malin e Zi, tregon çfarë ne kemi bërë dhe ne jemi ata që po e sjellim liberalizimin e vizave”, ka shkruar Haziri.

Shkrimi i plotë:

Zotni kryeminister, si nënkryetar i LDK, prezenca në samitin e EPP në Sofje para liderëve, kryeministrave, presidentëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka qenë në funksion të agjendës se Republikës, ku liberalizimi ka qenë kërkesë kryesore. Në funksion të kësaj, ka qenë takimi me kryetarin e EPP, Dole, kryetarin e PE, Tajani, kryetari GP EPP, kryetari e KE, Tusch, komisionerin Han e shumë peronalitete tjera.

Ne kemi nenvizuar këtë qëllim dhe fakti që LDK ka votuar për largimin e kushtit të fundit politik – Demerkacionin me Malin e Zi, tregon çfarë ne kemi bërë dhe ne jemi ata që po e sjellim liberalizimin e vizave.

Zotni kryeministër, pengesat i ke brenda qeverisë dhe partner e tuaj qeverisës. Aty kërkoje fajtorin e agjendën shtetformuese dhe integrimet euroatlantike.

LDK është partner pa të cilin nuk bëhet ky proces i sukseshëm.

E, zgjedhjet e brendshme të LDK janë të ndara nga këto zhvillime sepse mbahen në maj 2019.

Ne jemi të angazhuar për stabilitet politik e institucional duke ndihmuar edhe në dialogun e brendeshem politik, agjenden euroatlantike të Kosovës e liberalizimin e vizave, por në temat tjera duhet të dakordohemi në tryezën e partive. LH./Indeksonline/