23:50 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Luzha: Lista Serbe është duke qëndruar si faktor për të përfituar nga rasti i demarkacionit

Analistja, Besa Luzha, duke folur për Demarkacionin, ka theksuar se klasa politike në Kosovë, duhet të gjejë konsensus të përbashkët, kundrejt atyre siç ka thënë ajo që nuk e pranojnë shtetin e Kosovës.

Sipas saj, Lista Serbe është duke qëndruar si faktor për të përfituar nga rastet duke përmendur këtu Demarkacionin.

 “Po harrohe faktori Lista Serbe, e cila po rri e gatshme për të përfituar nga rastet. Klasa jonë politike duhet të ulet dhe të gjejë një konsensus në mënyrë që të pamundësojë çfarëdo procesi të rëndësishëm që niset për të ardhmën e vendit, me qenë, meritë, apo pasojë e imponimit të atyre që nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, siç është Lista Serbe”, ka thënë ndër të tjera Luzha në TV Dukagjin.

Luzha më tej ka theksuar se brenda konsensusit politik të deputetëve në Kuvend, Vetëvendosje do të duhej të ishte pro Demarkacionit, në mënyrë që Lista Serbe të lihej anash pazareve politike.

“Nëse do të vinte në pyetje, a duhet të votojë Lista Serbe apo Vetëvendosje, ratifikimin e Demarkacionit, do të kisha dëshirë, që i gjithë konsensusi me qenë në anën tonë, në mënyrë që mos me qenë Demarkacioni, pjesë e një pazari me Listën Serbe”, tha Luzha.