13:53 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Machine Gun Kelly pretendon se ka fituar duelin me Eminem

Dueli i dy repërve Machine Gun Kelly dhe Eminem dita e ditës, sa po shkon e po rritet, transmeton Indeksonline.

Pas thumbimeve të Eminemit ndaj Machine Gun Kelly, ky i fundit ju përgjigjë me një këngë ‘Diss’. Ndërsa të gjithë po presin që të përgjigjet Eminem, ‘MGK’ po pretendon se ka fituar duelin.

Në disa video të postuara, ai shihet duke festuar në studion ‘Bad Boy’. Eminem ende nuk ka dhënë ndonjë kundër përgjigjie por po pritet që së shpejti.

Gjatë ditës së djeshme Eminem publikojë videoklipin këngës “Lucky You” në bashkpunim me Joyner Lucas. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të fundit të Eminem, ‘Kamikaze’./Indeksonline/