16:47 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Macja e famshme, UEFA dënon Besiktasin

Besiktas është ndëshkuar nga UEFA pasi një mace u fut në fushë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.

Ndeshja u ndal në minutat e para të pjesës së dytë pasi kafsha kërceu nga një tabelë reklamash elektronike dhe vrapoi drejt një prej flamurëve të këndit përpara se të rikthehej në shkallët e stadiumit.

Ndëshkimi ka ardhur për shkak të “organizimit të pamjaftueshëm” dhe ishte një nga tre problemet e klubit turk të përmendura nga UEFA.

Kjo nuk ishte e vetmja akuzë e UEFA-s këtë mesjavë. Roma është dënuar për vonesën e lojës të një kapësi topash i cili është shtyrë nga një prej lojtarëve të Shakhtar Donets.

Diçka që provokoi një përplasje të vogël mes lojtarëve.

UEFA është treguar shumë e ashpër për çdo klub që thyen rregullat edhe më të vogla, megjithëse mendimi i përgjithshëm është se të dënosh klubin për një mace është e ekzagjeruar./IndeksOnline/