23:37 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Makina amerikane por më të mira si versione britanike

Ka disa gjëra që ndajnë të njejtin emër dhe përshkrim në Amerikë dhe në Britani, por britanikët kanë versione më të mira të tyre. Çokollatat Kit-Kats janë një shembull modest.

Megjithatë, këtu do të flasim për tre shembuj tjerë. Për disa makina të cilat amerikanët i njohin ndoshta si të shëmtuara, por dikur ishin një histori tjetër përtej Atlantikut, shkruan IndeksOnline.

Objektivisht, versionet britanike të këtyre makinave ishin më të mira, ose, të paktën, makina më joshëse.

Ford Escort

Kur doli Escort në SHBA në vitin 1980, ajo u shpall si një “World Car”, dhe ndau një platformë me Escortin britanik, gjeneratën e tretë. Kjo ishte një makinë e dobët edhe në atë kohë, me një motor me 70 kuajfuqi.

Megjithatë, e njejta nuk ishte edhe në Britaninë e Madhe, ku emri i Escort kishte qëndruar rreth e rrotull që nga viti 1967 dhe ishte një makinë e bukur që tërhiqte me të pasmet dhe një “bishë” në garat rally.

Mk II Escorts poashtu ishin shumë zbavitëse, dhe, sigurisht, edhe pse ndoshta gjeneratave të mëvonshme iu mungonte bukuria dhe origjinaliteti, Escorts në Mbretërine e Bashkuar vazhdoi të ketë variante tjera si Escort RS Cosworth, ndërsa në SHBA egzistonte një Escort GT, jo edhe aq e fuqishme.

Këtu nuk ka dyshim; Britanikët kishin një Escort shumë më të mirë.

Ford Granada

Kjo mund të përfaqësoje mospërputhjen më të madhe.

Në Amerikë, një Granada ishte një “makinë e lodhur” me 94 kuajfuqi dhe tri shpejtësi. E habitshme është se Ford arriti ta bindë vetveten se konkurrenti i tyre për Granadën ishte një Mercedes-Benz. Një konkludim me të vërtetë zbavitës.

Krahasoni këtë me britanikën Ford Granada, e cila, ndërsa shitej në Britani, ishte në të vërtetë një produkt i Ford të Gjermanisë, edhe pse ata përdorën britanikën Essex V4 dhe dikur motorët e Essex V6 nga Kolni.

Granada britanike/europiane ishte një makinë e fuqishme ekzekutive, diçka afër një BMW. Plus, kjo Granada erdhi në një gamë të tërë stilesh, duke përfshirë një wagon të bukur dhe një coupé me pamje të mrekullueshme me një çati vinyl të vite ’70.

Chevrolet/Vauxhall Chevette

Në Amerikë, Chevette ishte kryesisht një mënyrë që Chevrolet të ketë një makinë të vërtetë të lirë dhe të arsyeshme e me karburantit efikas. Ata madje bënë një version të quajtur Chevette Scooter me asnjë vend të pasmë, vetëm në mënyrë që të mund të shisnin diçka të vërtetë të lirë.

Chevette bazohej në platformën globale T-car të General Motors, si një Opel Kadett apo Usuzu, dhe ishte e pazakontë për një madhësi të tillë.

Në Britani, megjithatë, Vauxhall Chevette kurrë nuk dukej si një makinë e vogël. Kishte më shumë versione – si wagon, kamionçinë, madje edhe versione pick-up.

Vauxhall Chevette HSR ishte një variant vërtet agresiv i Chevette, diçka që Chevrolet as që shqetësohej ta bënte për amerikanët.

“Të paktën birra jonë nuk është shërbyet e vakët” , është krejt cfarë mund të thonë amerikanët si kundërpërgjigje – një fjali që ata kanë qejf ta përdorin duke u tallur. /IndeksOnline/