15:20 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Makina pa timon dhe pa pedale e gatshme për prodhim

Ndërsa prodhuesit e automjeteve dhe furnizuesit po punojnë shumë për zhvillimin e automjeteve plotësisht autonome, prototipet që po nxjerrin në rrugë ende kanë kontrolle tradicionale.

Megjithatë, kjo makinë nuk ka. Ajo që shohim këtu është imazhi i parë i Cruise AV të General Motors. Një prototip vetë-vozitës pa timon, pedale apo manuale të çfarëdo lloji.

General Motors nuk ka folur shumë për të, por është mjaft e dukshme se ne jemi duke shikuar brenda një Bolt EV të modifikuar pa kontrollet e tij të zakonshme dhe e pajisur me një pult simetrik.

Gjithashtu, nga xhami mund të shihet San Francisco, ku General Motors ka bazën.

Prodhuesi thotë se automjeti është i gatshëm për prodhim dhe i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit Amerikan të Transportit që të filloj testimin e tij në rrugët publike, duke filluar nga viti i ardhshëm. /IndeksOnline/