19:01 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Makina përplas në rrugë 3-vjeçarin në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozë të Tiranës. Një automjet ka përplasur në rrugë një fëmijë 3-vjeçar.

Menjëherë fëmija është dërguar në spital.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka qenë një mjet me targa AA 644 SI i drejtuar nga Gentian Hyka, ai që ka shkaktuar aksidentin. Drejtuesi i mjetit është shoqëruara nga Policia për zbardhjen e rrethanave, ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen e fëmijës.