21:21 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Maldini: Falënderoj Zotin që nuk u përballa me Messin

Paolo Maldini konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit, shkruan indeksonline.

Ai ka dhënë një deklaratë të shkurtë, ku e ka lartësuar shumë figurën e Lionel Messit.

“E falënderoj Zotin çdo ditë që nuk kam luajtur asnjëherë kundër Leo Messit, sepse ai ishte i lënduar kur u përballëm me Barcelonën”, ka thënë Maldini.

Milani dhe Barcelona janë përballur në gjysmëfinale të vitit 2006, ku Messi ishte jashtë për shkak të një lëndimi. /IndeksOnline/

Temat: