19:23 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Mali i Zi përsëri reagon për demarkacionin, jep këto shpresa për Kosovën!

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka reaguar pasi Kosova ratifikoi Marrëveshjes e Kufirit Shtetëror midis dy shteteve.

Sipas tij, ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Tëitter”  Markoviq ka thënë se ky është një konfirmim i aftësisë sonë për të zgjidhur shqetësimet e rëndësishme rajonale nga vetja, pa kërkuar ndërmjetësim.

“Ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet tona dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit. Me ratifikimin e marrëveshjes, Kosova përmbush një nga kushtet kyçe për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë se së shpejti do të bëhet një realitet për të mirën e qytetarëve të Kosovës, siç ka qenë për qytetarët e Malit të Zi dhe të vendeve të tjera të rajonit, është shprehur ai.

Qeveria e Malit të Zi, sipas tij, është e kënaqur që ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje duke promovuar bashkëpunimin tradicional të mirë me Kosovën.

“Qeveria e Malit të Zi ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes promovimit të bashkëpunimit tradicional të mirë mes Malit të Zi dhe Kosovës, në frymën e vlerave evropiane dhe strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor që Mali i Zi , si një lojtar përgjegjës rajonal dhe anëtar i NATO-s, është duke u zhvilluar”, ka deklaruar Markoviq. /Indeksonline/