22:40 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Malisheva në përkrahje “të babës”

Zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje kanë rezultuar me dorëheqjen e disa zyrtarëve të kësaj partie, madje edhe të kryetarit të deri tanishëm, Visar Ymeri.

Tani kur kanë mbetur edhe pak orë për t’u mbyllur kandidatura për të parin e Vetëvendosjes, sipas burimeve të Indeksonline, nuk ka asnjë kandidat tjetër përveç Albin Kurtit për të parin e Vetëvendosjes, transmeton Indeksonline.

Kështu, Kurti ka marrë përkrahje të madhe nga Këshilli i Qendrës së Vetëvendosjes në Malishevë.

Në një fotografi që është publikuar në rrjetet sociale, shihen anëtarët e Këshillit të Qendrës në Malishevë të cilët kanë dalë “për kafe”, duke treguar se janë në mbështetje të Kurtit.

Mbishkrimi i kësaj fotografie është “me babën”, e cila tregon se ata mbështesin fuqishëm atë./Indeksonline/