22:23 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Maloku: Qytetari nuk ha më “bar”, pa e kuptuar se çfarë ka mbi “samar”

Analisti Fadil Maloku  ka thënë se qytetari duhet ta përdorë “armën” e votës në zgjedhje, kurdo që të mbahen ato.

Megjithatë, para se të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, Maloku është shprehur se duhet të ketë një reformë zgjedhore.

Më poshtë gjeni komentin e tij të plotë:

1. Partitë politike kosovare, në vend që të ofrojnë politika alternative qeverisëse, po merren akoma me politikëbërje parazgjedhore….!

2. Qytetari, duhet t’i dënoj me armën e votës, herdo kur do të mbahen zgjedhjet (që paraprakisht duhet t’i paraprijë një Ligj i ri Zgjedhor) e radhës. Ndryshe, ndryshimi në qeverisje s’bashku transicionin e procesit të shtendërtimit dhe demokratizimit të vendit, do zgjas me dekada të tëra…

3. E kontigjentet e reja në tregun e punës, nuk do të mund, dhe realisht nuk do e durojnë më këtë manipulim dhe “lojë” të bezdishme e poshtëruese me ikonografinë e protagonizmave të ca liderucave injorant.