22:36 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Man United merr barazim me vlerë, por shfaqi futboll të mjerë (Video)

Manchester United ka barazuar pa gola kundër Sevillas në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Edhe për kundër rasteve portat mbetën të pa prekura, edhe pse një gol iu anulua Manchesterit për shkak se Lukaku luajti me dorë.

Në këtë ndeshje punë të madhe pati edhe De Gea i cili priti disa raste të rrezikshme.

Ndeshja e ardhshme në Old Traford që zhvillohet me 13 mars do të jetë vendimtare për fatet e skuadrave. /IndeksOnline/