13:07 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Man Unitedi i vendosë çmimin Pogbas – dhe është befasi

Manchester United ka vendosur një çmim prej 200 milionë funte për largimin e Paul Pogbas me mesfushorin që pritet të largohet në janar, gjithnjë sipas mediave.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho nuk ia beson më Pogbas rolin e zëvendës-kapitenit pas një mosmarrëveshje pas barazimit të së dielës ndaj Wolves.

SunSport mëson se Mourinho ia ka thënë këtë 25-vjeçarit pas gabimit të tij që bëri që Wolves ta shënojë golin e barazimit, transmeton IndeksOnline.

Trajneri portugez tani dëshiron ta largojë Pogban dhe sipas Daily Mirror, Unitedi kërkon rreth 200 milionë funte për mesfushorin francez.

Me tre vite të mbetura në kontratën e tij, Man Unitedi mendon se duhet të ketë leverazh në lidhje me ndonjë marrëveshje potenciale.

Dhe Barcelona mund ta shfrytëzojë avantazhin e kësaj dhe ta transferojë Pogban në janar./IndeksOnline/