15:02 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Manchester City gati 150 milionë për futbollistin më të mirë të Premierligës

Sipas Daily Mirror, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke përgatitur një marrëveshje 150 milionë funte për të marrë yllin e Chelseas, Eden Hazard në verë

Pep Guardiola e ka identifikuar anësorin belg si transferin numër një pasi ka pranuar se ai nuk ka qenë në gjendje të konkurrojë në treg për lojtarët yje të botës.

Hazard i ishte bashkuar Chelseas në vitin 2012 dhe ka zhvilluar 281 paraqitje për skuadrën londineze. /IndeksOnline/