21:20 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Manchester City gjen zëvendësuesin e Toure

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po kërkon të shtoj një mesfushor mbrojtës në skuadër për të mbështetur Fernandinhon.

Yaya Toure është në fund të kontratës dhe me shumë gjas do të largohet nga City në fund të sezonit.

Dhe ideja e parë është transferimi i yllit të Shakhtar Donetsk, Fred.

Raportet pohojnë se klubi rus mund të jetë i hapur për shitjen e lojtarit.

Mendohet se kostoja e transferimit të Fred mund të jetë rreth 50 milionë funta. /IndeksOnline/