16:22 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Manchester City rrit ofertën për Mahrez

Kur jemi në ditën e fundit të afatit të transferimeve, Manchester City është në kërkim të finalizimit të një marrëveshje me Riyad Mahrez.

Sipas Sky Sport, skuadra e Guardiolës ka bërë një ofertë përfundimtare rreth 65 milionë funtash për yllin algjerian.

Ish-kampionët e Premierligës kanë kohë vetëm edhe në orët e mbrëmjes që të japin një përgjigje përfundimtare.

Dëshira e futbollistit është që të bashkohet me Cityn, mirëpo ende mungon një “OK” nga Leicester. /IndeksOnline/