22:51 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Manchester United ia thellon krizën Stoke Cityt, Shaqiri në Championship? (Video)

Skuadra e Manchester Unitedit ka vazhduar me fitore në xhiron e 23-të në Premierligë. “Djajtë e Kuq” mposhtën 3 me 0 ekipin e Stoke Cityt në “Old Trafford”, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Jose Mourinhos i shënuan: Valencia 9’të, Martial 38’të dhe Lukaku 72’të.

Me këto tre pikë Unitedi mbetët në pozitën e dytë me 50 pikë, 12 më pak se lideri Manchester City. Kurse, Stoke mbetët në zonën e rrezikshmërisë me 20 pikë në pozitën e 18’të./IndeksOnline/