16:38 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Manchester United në garë me Tottenham dhe Barcelonën për super talentin

Ekipi i Manchester United i janë bashkangjitur Tottenham dhe Barcelona për transferimin e super talentit të Ajax, Frenkie De Jong, sipas The Sun.

21 vjeçari holandez këtë verë ishte i lidhur me një transferim tek Barcelona dhe Tottenham por nuk ndodhi.

Tash raportohet se United kishte dërguar skautët për ta përcjellur De Jong në Ligën e Kombeve kundër Francës, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve thuhet se Mourinho ka mbetur i impresionuar me aftësit e mesfushorit holandez.

United janë gati të dërgojnë një ofertë në afatin kalimtar të janarit./Indeksonline/