13:53 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Manchesterit i ikën super-ylli, këtë javë prezantohet te skuadra e re

Ende pa përfunduar sezoni, Manchester United do të përballët me një largim që do të lejë bosh një vend të rëndësishëm te skuadra e Mourinhos, shkruan indeksonline.

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të largohet nga Old Traford këtë javë para se të udhëtoj drejt SHBA-së.

Ylli suedez pritet të largohet që në ditët në vijim, pas muajsh spekulimi të bashkohet me skuadrën e MLS, LA Galaxy.

Ibra u bashkua me Manchën në vitin 2016, ku pati  një sezon të shkëlqyeshëm në debutim derisa pësoi një lëndim në gju.

Këtë sezon ai ka luajtur vetëm shtatë herë ku ka shënuar një gol. /IndeksOnline/