12:19 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Maqedonia liron nga paraburgimi Kryetarin e Invalidëve të UÇK-së në Gjilan

Kryetari i Orgnaizatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Afrim Rexhepi është liruar nga paragurgimi në Maqedoni. Kështu kanë njoftuar familja e Rexhepit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se ka anuluar konferencën të cilën e kishte paraparë ta zhvillojë sot  prej orës 13:30, shkruan Indeksonline.

Sipas njoftimit të familjes, Afrim Rexhepi gjenden në Kumanovë për çështje procedurale dhe në momentin që vie në Gjilan, opinioni do të njoftohet me kohë./Indeksonline/