10:35 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Maqedonia sot merr ftesën zyrtare për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s

Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev mbërriti në samitin e NATO-s ku dhe Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, zyrtarisht do t’ia jap ftesën për nisjen e bisedimeve para-aderuese për anëtarësim në NATO.

Në mbërritje Zaev përpara gazetarëve tha se është ditë historike për Maqedoninë. Sot do të merret zyrtarisht ftesa për tu bërë anëtarja e 30-të e NATO-s.

Ai paralajmëroi se të shtunën në 15 qytete do të ketë festë të madhe për shkak të marrjes së ftesës.  Zaev theksoi se qytetarët e Maqedonisë janë mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.