11:02 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Marihuanë e kokainë në Ferizaj, arrestohen disa persona

Në Ferizaj, Policia e Kosovës ka regjistruar dy raste të posedimit të narkotikëve. Në njërin rast, kanë arrestuar dy të dyshuar ku gjatë kontrollit u është gjetur marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, raporton Indeksonline.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që tek të njëjtit gjatë një kontrolli u janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, në rastin tjetër, policia gjatë bastisjes ka arrestuar një person pasi i është gjetur marihuanë me peshë prej 3 kg e 719 gr, 0.2 gramë kokainë e një telefon  celuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Temat: