16:07 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Mark Zuckerberg humb 3.3 miliardë të pasurisë personale nga Facebook

Vendimi i Mark Zuckerbergut për të ndryshuar mënyrën se si funksionon Facebook, nga burimet e lajmeve, i ka kushtuar atij 3.3 miliardë dollarë nga pasuria personale.

Pasi, Facebook doli në publik me ndryshimin e ushqyerjes me lajme, vlera e aksioneve të internetit ra me gati katër përqind përpara se tregjet e SHBA-së, të hapen të premten.

Aksione te Facebook-ut ishin tregtuar të premten në 179.37 dollarë, teksa të enjten prej 187.77 dollarë, transmeton Indeksonline.

Dhe Forbes ka llogaritur se për Zuckberg, bashkë-themeluesin, kryetarin dhe shefin ekzekutiv të Facebook, kjo përkthehet në një goditje personale prej 3.3 miliardë dollarësh-një rënie prej 4.4 përqind në pasurinë e tij personale.

Zuckerberg, 33 vjeçar, i cili filloi Facebook-un në vitin 2004 në moshën 19 vjeçare, ende zotëron aksione të mëdha në kompaninë në fjalë.

Ai foli për ndryshimet e fundit duke thënë se ai donte që faqja e internetit të përcaktonte përparësitë e postimeve të miqve dhe familjes mbi biznese dhe markat./Indeksonline/