23:37 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Marseille në finale, eliminon Salzburgun e Valon Berishës (Video)

Skuadra e Marseille është kualifikuar për në finale të Europa Ligës.

Klubi francez u mposht 2 me 1 nga Salzburgu, por për shkak të fitores në shtëpi 2 me 0, arriti të kualifikohet për në finalen, që luhet në stadiumin e Lyonit, shkruan IndeksOnline.

Skuadra austriake shënoi dy gola gjatë 90 minutave lojë, duke i siguruar vazhdimet, por në minutën e 115’të, klubi i Marseille shënoi golin e vetëm me anë të Rolandos dhe siguroi kualifikimin tutje.

Dy golat për vendasit i shënuan: Haidara dhe Sarr (autogol).

Në finalen e madhe, Marseille luan kundër Atletico Madrid, e cila eliminoi Arsenalin./IndeksOnline/