21:28 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Martohet Rona Nishliu, vijnë imazhet e para me dhëndrin

Këngëtarja Rona Nishliu i ka dhënë fund beqarisë.

Edhe pse është treguar shumë diskrete sa i përket jetës së saj private, është miku i saj grimeri , Arbër Bytyqi ai i cili e ka bërë të ditur këtë lajm teksa ka publikuar fotografi nga dita me e rëndësishme e Ronës.

“Zëri ynë i bukur është bërë nuse”, ka shkruar Arbëri duke mos dhënë më shumë detaje. E rregulluar me stil dhe shije Rona duket tejet bukur.

Ndërkaq vet këngëtarja ende nuk ka bërë ndonjë postim në rrjetet sociale.