15:06 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Masakra me 8 të vrarë – Vendimi i Bashkisë për këtë rast

Një ditë pas masakrës me 8 viktima, Bashkia e Selenicës ka marre dy vendime te rëndësishme pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

Këshilli Bashkiak ka vendosur ne një mbledhje jashtë rendit të planifikuar, në kushte të urgjencës, për shpalljen e një dite zie dhe për mbulimin e shpenzimeve te varrimit.

Këshilli ka vendosur te shpalle ditën e hënë, dite zie, ndërkohë qe ka akorduar një fond prej 12 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve te ceremonive të varrimit për 8 viktimat, pjesë e dy familjeve Zykaj, që u vranë mbrëmë nga kushëriri i tyre, Ridvan Zykaj.

Mësohet se 5 nga viktimat e mbrëmshme kane qene me ndihme sociale nga Bashkia e Selenicës për shkak te vështirësive dhe pamundësisë ekonomike për te mbajtur familjet.