16:10 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

MASHT largon pesë administrues që lejuan kopjimin në test të maturës (Dokument)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka marrë vendim për largimin e përhershëm të angazhimit në testin e Maturës Shtetërore për disa administrues të testit.

Ky vendim vlen për ata administrues të cilët janë treguar të papërgjegjshëm gjatë kryerjes së punës për të cilën janë angazhuar në testin e Maturës Shtetërore 2018, shkruan Indeksonline.

Sipas vendimit, dy administruesit Selami Sherifi dhe Agim Saqipi janë nga qendrat e Kamenicës dhe tre të tjerët Albulena Raci, Bajram Hashani dhe Kimete Maxhuni janë nga qendra e Prishtinës.

Më poshtë gjeni vendimin e MASHT-it. /Indeksonline/