10:56 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mashtrimi politik në Rusi për të cilin Salah mendon të heqë dorë nga ekipi i Egjiptit

Mohamed Salah sot do të zhvilloj ndeshjen e fundit me Egjiptin në Kupën e Botës, por kjo mund edhe të jetë ndeshja e fundit në përgjithësi për Kombëtaren.

Ylli i Liverpoolit po ndjehet i tradhtuar nga përfshirja e politikës në grumbullimin e tyre në Rusi, shkruan indeksonline.

Salah u shpall qytetar nderi në Çeçeni nga lideri, Ramzan Kadyrov duke i vendosur simbolin çeçen në fanellën e tij.

Megjithatë, kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak golashënuesit më të mirë të Premierligës.

Sipas CNN, Salah ndjehet i ekspozuar nga ajo që ndodhi në Çeçeni. Ylli i Liverpulit nuk dëshiron të përfshihet në çështje përtej futbollit ose të përdoret për të rritur imazhin politik të dikujt.

Kjo mund ta shtyjë Mohamed Salahun të largohet nga kombëtarja pas përfundimit të Botërorit. /IndeksOnline/