09:26 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Maskë ideale për fytyrë të yndyrshme

Lëkura e yndyrshme e fytyrës është një dukuri e cila haset shpesh tek shumë femra. Përtej përpjekjes për ta fshehur me makeup, ajo sërish mbetet një problem i madh dhe i bezdisshëm.
Trajtimet natyrale kanë efekt vetëm kur përdoren siç duhen varësisht llojit të lëkurës së fytyrës.
Banania përvçse është një ndër frutat më të mirë, ajo shërben edhe si një instrument për një fytyrë të bukur. Femrat me lëkurën e fytyrës të yndyrosur, e kanë shumë të nevojshme një maskë natyrale me bazë bananen.
Përbërësit:
1 banane
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle lëng limoni
¼ filxhan tërshërë
Përgatitja:
Shtypni bananen në një tas qelqi duke krijuar një masë në formën e puresë.
Shtoni më pas në të lëngun e limonit, mjaltin dhe tërshërën. Përziejini mirë përbërësit që të krijoni një masë homogjene.
Aplikojeni maskën e krijuar në fytyrën tuaj. Lëreni të veprojë përreth 15 minuta dhe më pas thajeni fytyrën me një peshqir.
Tërshëra largon papastërtitë e akumuluara në fytyrë, limoni ndërkohë largon yndyrën e tepërt për shkak të aciditetit. Banania nga ana tjetër së bashku me mjaltin i japin lëkurës së fytyrës shkëlqim dhe e ushqejnë atë.

Temat: