07:15 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Matoshi takon Tërnavën, diskutojnë për aksionin e pastrimit të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës, ku edhe do të pritet në takim nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Matoshi bashkë me Tërnavën do të diskutojnë për aksionin e pastrimit të Kosovës dhe bashkëpunimin mes MMPH-së dhe BIK-ut, transmeton Indeksonline.

Takimi zhvillohet tek Bashkësia Islame e Kosovës në ora 11:00./Indeksonline/