07:25 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Maxhuni pritet të raportojë para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Me fillim nga ora 10:00 pritet të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Me këtë rast pritet që Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Shpend Maxhuni të raportojë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, shkruan Indeksonline.

Mbledhja mbahet në sallën N 302 në ndërtesën e Kuvendit./Indeksonline/