07:30 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbahet konferenca “Konkurrenca e industrisë metalike”

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot organizon konferencën “Konkurrenca e industrisë metalike me fokus në shkathtësi”, e cila fokusohet në aftësitë që kërkohen për industrinë e saldimit dhe kërkesat e eksportit për industrinë metalike.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, organizata të biznesit, të trajnimit profesional dhe konsulentë të ndryshëm.