07:16 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbahet punëtori njëditore mbi të Drejtat Pronësore

Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore në Kosovë (PRP) organizon një punëtori njëditore mbi të Drejtat Pronësore që do të mbahet në Gjilan.

PRP ka ftuar te marrin pjese studentët e Programit Master, “Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike”, program i përbashkët i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetit“Haxhi Zeka” në Pejë, studentët e Masterit E-Qeverisja dhe studentët e vitit të 4 të Fakultetit Juridiknga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.

Qëllimi i kësaj punëtorie është që t’u ofrojë studentëve të drejtësisë dhe të shkencave sociale mësim mbi sfidat praktike, ligjore dhe politike me të cilat ballafaqohet Kosova në sektorin e pronës dhe masat dhe reformat e propozuara në Strategjinë Kombëtare për të Drejtat Pronësore për t’i adresuar këto sfida.

Punëtoria do të ketë leksione interaktive në pesë fushat e Strategjisë Kombëtare: Kuadrin ligjor; Informaliteti në sektorin e pronave; Të drejtat pronësore të grave; Të drejtat pronësore të komuniteteve jo-shumicë dhe Përdorimi produktiv i tokës për zhvillim më të madh ekonomik

Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore ka mandatin për të përmirësuar sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të nxitur rritjen ekonomike dhe investimet.