23:32 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Mbani lotët juventinë, Buffon e shkruan letrën lamtumirëse tejet emocionale

Gianluigi Buffon do të zhvilloi nesër ndeshjen e fundit në karrierë për Juventusin. Portieri legjendar italian ka njoftuar largimin nga Juve në fund të edicionit. Buffon ka ndarë për tifozët një letër lamtumirëse tejet emocionale.

“Gjashtë mijë e njëqind e njëmbëdhjetë ditë. Nga gëzimi, nga të qarat, nga humbjet dhe fitoret. Falë secilit nga ju, çdo moment i jetës time ishte i veçantë në fanelën bardhë e zi. Një fanelë që është bërë lëkurë e dytë në trupin tim. Një lëkurë që kam veshur, e dashur dhe e respektuar.

Me nesër, një rrugë përfundon. Mbaron një libër që kemi shkruar së bashku. Arrita në stadiumin me biçikletë.

Isha kaq i ri. Dhe nesër do të shkoj duke shijuar çdo moment të jetës sime. Juventus do të jetë përgjithmonë shtëpia ime. Përshëëndes të gjithë shokët e mi dhe kurrë nuk të ndaloj thirrjen për ju “Fratelli”. Gjithmonë i juaji, Gianluigi Buffon” shkruan legjenda e Juventusit./Indeksonline/