17:38 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mbappe shënon gol, arrin rekord botëror (Video)

Kombëtarja e Francës ka kaluar në epërsi ndaj Perusë.

Golin e epërsisë për 1 me 0 e ka shënuar sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, shkruan IndeksOnline.

Mbappe futet në historinë e futbollit francez, pasi bëhet futbollisti më i ri që ka shënuar gol në Kampionat Botëror për Francën.

19-vjeçari theu rekordin e sulmuesit legjendar, David Trezeguet, i cili shënoi në moshën 20-vjeçare në Kupën e Botës 1998./IndeksOnline/