17:14 / E Martë, 13 Shkurt 2018

Mbi 1 miliard euro të hyrat e buxhetit gjatë vitit 2017

Është mbajtur sot mbledhja e 29-të e Qeverisë së Kosovës.

Ndër të tjerash Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin e pasqyrave preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit gjatë vitit 2017. Ky raport procedohet në Kuvendin e Kosovës për informim.

Sipas Raportit, të hyrat në Buxhet gjatë vitit 2017 kanë qenë në total 1 miliard e 920 milionë euro, dhe janë për tetë për qind më të larta se viti paraprak. Shpenzimet kapin shumën 1 miliard e 835 milionë euro dhe janë më të larta për katër për qind se në vitin paraprak, transmeton Indeksonline.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme janë aprovuar ndryshimet e tabelave të bashkëngjitura në Ligjin për Buxhetin e vitit 2018. Ndryshimet janë në funksion të përmbushjes së obligimeve të pakryera financiare nga viti paraprak për projektet kapitale shumëvjeçare. Ky vendim procedohet edhe në Kuvendin e Kosovës, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/