16:57 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbi 10 mijë gra zbulojnë sot se janë shtatzënë, sipas studimit më të ri!

Shumë gra do të zbulojnë sot se është dita më fatlume për të mbetur shtatzënë, sipas një studimi të ri.

17 janari, tani quhet ndryshe edhe ‘Dita e zbulimit’ dhe vjen  pak pas 2 janarit-dita më e zakonshme e vitit që çiftet mund të krijojnë dikë të ri në jetën e tyre.

Sipas një studimi të kryer nga ‘ChannelMum’, më shumë se 10 mijë gra do të marrin sot një test për të gjetur dy linja blu të ndezura në to.

Dhe sapo të kuptojnë se po presin fëmijë, shumica dërmuese e femrave do të vazhdojnë të bëjnë teste tjera për tu siguruar që rezultati është me të vërtetë i saktë, transmeton Indeksonline.

Nga 20 kontrolle sa mund të bëjnë me teste, 16 herë ose më shumë ato më në fund pranojnë se janë shtatzëna.

Më pak se 30% e nënave mbajnë lajmet e tyre në qetësi, një e treta duke u thënë miqve dhe familjes sa më shpejtë që e zbulojnë dhe 45% prej tyre pas fotografive tek gjinekologu i postojnë ato në rrjetet sociale./Indeksonline/