23:17 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Mbi 40 gurthyes ilegal, po shkatërrojnë natyrën e Kosovës (Foto)

Veprimtaria gurthyesve vazhdon të jenë një shqetësim për mjedisin ku ata operojnë por njëkohësisht po i sjell kokëçarje edhe vetë Institucioneve përgjegjëse, pasi shumë prej tyre vazhdojnë të veprojnë në mënyrë ilegale.

Krahasuar me vitet e mëhershme numri i tyre është më i vogël, por bazuar në hapësirën gjeografike të vendit numri i sortuesve prapë mbetet i madh.

Në një përgjigje për Indeksonline, nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, bëhet e ditur se janë rreth 40 operator të tillë që veprojnë ilegalisht në tërë territorin e Kosovës.

Sipas tabelës së paraqitur nga KPMM, janë 43 shfrytëzime ilegale, dhe 38 makineri gjithashtu ilegale.

Ndërkaq numri i lejeve për makineri figuron të jetë 175. Sipas kësaj 98 është numri i Sortuesve, dhe  55 i Bazave të Betonit.

Se sa shqetësuese mbetet kjo veprimtari në Kosovë, tregojnë edhe ankesat e vetë qytetarëve.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të gurthyesve duke treguar se sa është vështirësuar jeta në vend banimet pran gurthyesve, të cilët pos që dëmtojnë infrastrukturën rrugore janë duke ndotur edhe ajrin.

Shembull në këtë rast janë banoret e fshatrave Gremnik, Dollc dhe Qupevë të komunës së Klinës, janë ankuar se iu është vështirësuar jeta nga një gurthyes i cili vepron në këtë rajon.

Foto: Gurthyesi në malin e fshatit Gremnik-Klinë

Ata kanë thënë se ajri në fshatrat e tyre është shumë i ndotur. Pluhuri që shkaktohet nga ky seperacion shkon deri në pesë kilometra.

Edhe pse sipas tyre kanë ndërmarr hapa ligjor duke u ankuar, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim kundër këtij gurëthyesi. /Indeksonline/

Foto: Gurethyesi në Istog

Temat: