10:07 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbi 62 milionë euro do të kushtojë implementimi i Ligjit të pagave për tri vjet

Hyrja në fuqi e Ligjit për pagat e të punësuar në administratën shtetërore për tri vite do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 60 milionë euro.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar koncept-dokumentit për pagat që realizohen nga buxheti i Kosovës.

Ai tha se paga bazë do të përkufizohet si rezultat i grupit të punës si dhe do të shërbej parimi i pagës së njëjtë për punën e njëjtë.

“Paga bazë do të përkufizohet si rezultat grupit të punues do të shërbej parimi i pagës së njëjtë për punën e njëjtë. Raporti në mes pagës më të ulët dhe të latë do të jetë prej 1 deri në 12”, raporton EO.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se miratimi i këtij drafti është një ngjarje me rëndësi për vendin dhe qeverinë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se edhe pse e kanë përkrahur këtë rekomandim kjo reformë do të ketë implikime buxhetore.

“Ministria e Financave vlerëson se nga implikimi buxhetor kjo reformë do t’i kushtojë buxhetit mbi 62 milionë për periudhën 2018-2020”.

“Ne si MF kemi dhënë rekomandimin tonë pozitiv por po kërkojmë që kjo të përputhet me legjislacionin në fuqi. Sepse ne vlerësojmë se kostoja për tri vitet e para mund të jetë edhe më e lartë”.