09:54 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbi gjysma e britanikëve nuk e dinë se çfarë të bëjnë në palestër

Hulumtimet e fundit kanë treguar se shumë nga britanikët nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë në palestër.

Thuhet se 23 përqind e tyre janë shumë të zënë ngushtë për të përdorur pajisjet ndërsa shumë të rritur nuk kanë njohur bazë për të përparuar në ushtrime.

Më shumë se gjysma e fanatikëve britanikë të palestrës janë të habitur se çfarë duhet të bëjnë në palestër, transmeton Indeksonline.

Një studim i 2 mijë të rriturve tregon se një e pesta nuk e kanë idenë se si të përdorin makineritë e palestrës.

Përveç kësaj, një e katërta e të anketuarve janë shumë të turpshëm për të kërkuar ndihmë.

Një e pesta pranojnë të kopjojnë stërvitjen e dikujt tjetër për shkak se ata duan të duken sikur e dinë se çfarë po bëjnë, dhe se ndoshta në këtë mënyrë do të jenë më të pëlqyer./Indeksonline/