11:24 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mblidhen pozitë dhe opozitë, takimi udhëhiqet nga Shpend Ahmeti (Foto)

Ka nisur takimit i partive politike në Kuvendin e Kosovës. Tryeza e partive, e thirrur nga Partia Socialdemokrate, po udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Ndërkohë, kjo tryezë ishte paraparë të mbahej më 18 qershor, po që ishte shtyrë për shkak të varrimit të Hilmi Haradinajt, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vlen të theksohet se më parë tryeza kanë thirrur edhe LDK, PDK dhe Vetëvendosje, ku është kërkuar një koordinim i partive politike për çështjet e rëndësishme që e presin Kosovën, ndërsa partitë opozitare kanë kërkuar edhe caktimin e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.