17:54 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Mblidhet AKR-ja, çfarë pritet të ndodhë?

Aleanca Kosovare e Re është mblidhur pak minuta më parë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit poltike në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të kësaj partie, Fatmir Matoshi ka treguar se çka do të diskutohet gjatë kësaj mbledhje.

Ai ka thënë se mbledhja ka filluar pak me vonesë. Sipas tij, pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është shqyrtimi i gjendjes aktuale të AKR-së.

“Mbledhja ka fillur në ora 5 me vonesë pak minuta, mund të ju them se në rend dite kemi shqyrtmin e gjendjes aktuale të AKR-së”, është shprehur Matoshi, transmeton Indeksonline.

Më tej, ai ka komentuar edhe spekulimet që sot raportuan mediat kosovare rreth propozimit të njohësit të çështjeve të sigurisë, Florim Qehaja për tu emëruar ministër i MPB-së. Ai e demanton një gjë të tillë duke thënë se janë vetëm spekulime.

“AKR-ja i ka dyert e hapura për njerëz të ri e ssdiomos për ata që vijnë nga shoqëria civile por sa i përket rastit të Florim Qehajes ne kemi cilësu si spekulim mediatik ndërsa AKR-ja brenda strukturave të saj ka mjaft shumë kandidat që mund të jenë ministra të sukseshëm ashtu siç janë të gjithë që edhe tani janë në Qeveri. Në MPB do të jetë një person nga strukturat e AKR-së do të shqyrtohen sigurisht të gjitha ato propozime por i takon Kryetarit të partisë, Behgjet Pacollit të vendos”, ka thënë Matoshi.

Në fund, ai ka përmendur se gjatë kohës sa ishte Ministri Sefaj në detyrë ka arritur sukses të madh. Sipas tij, i njëjti arriti të ndalë një zyrtarë serb që tentojë të hyjë ilegalisht në Kosovë, që siç thotë Matoshi ka pasur raste disa herë ku persona serb kanë hyrë e dalë nga territori i Kosovës në mënyrë ilegale pa i penguar askush./Indeksonline/