13:47 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Nismës, diskutohet për Specialen e Demarkacionin

Këshilli Kombëtar i Nismës për Kosovën është mbledhur në një nga hotelet e kryeqytetit.

‘Indeksonline’, merr vesh se në këtë mbledhje pritet të diskutohet për çështjen e Demarkacionit dhe Gjykatës Speciale.

Vet kryetari i Nismës, Fatimr Limaj ditë më parë kishte paralajmëruar se shumë shpejt Kuvendi do të ratifikojë një version të Demarkacionit të pranueshëm për të gjitha palët.

Përkundër interesimit të medieve, Limaj nuk kishte dhënë më shumë informacione për këtë çështje.

Temë e diskutimit në këtë mbledhje pritet të jetë edhe çështja e Gjykatës Speciale.

Burime të ‘Indeksonline’, brenda Nismës bëjnë me dije se Nisma është kundër shfuqizimit të kësaj gjykate. Përveç këtyre temave, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për çështje organizative të partisë./Indeksonline/