07:34 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës

Kuvendi Komunal I Prishtinës sot do të mbajë mbledhjen e parë për vitin 2018.

Kjo mbledhje do të nis në ora 10:00 në objektin e Komunës.

Në njoftimin e lëshuar për media bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të formohet Komiteti për Politikë dhe Financa, si dhe do të caktohen anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale./Indeksonline/